Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Llabënishti është drejtori i parë shqiptar në Maqedoni që do të...

Arben Llabënishti është drejtori i parë shqiptar në Maqedoni që do të udhëheq me INSTITUTIN PËR SËMUNDJE TË MUSHËKRIVE DHE TUBERKULOZIT

Dr. Arben Llabënishti është drejtori i parë shqiptar në Maqedoni që do të udhëheq me INSTITUTIN PËR SËMUNDJE TË MUSHËKRIVE DHE TUBERKULOZIT në Shkup që gjendet në Spitalin Shtetëror në Shkup, njofton ekskluzivisht portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Derisa mbi 50 përqind të mjekëve të anketuar kanë thënë se synimi i tyre është që të gjejnë një vend pune në ndonjë klinikë jashtë Maqedonisë, Dr. Arben Llabënishti gjithë dijen ka vendosur që ta investoj në Maqedoni, ku synon të rifillojë një jetë të re si drejtor në Institutin për sëmundje të mushkërive në Spitalin Shtetëror në Shkup, për tju ofruar shërbimin më të mirë pacientëve hallexhinj.

Për asgjë në jetën e tij nuk është bërë pishman. As për faktin që vitet e fundit u morrë edhe me politikë, për t’u kthyer në shërbim në vendin e tij si një mjekë profesionist dhe i respektuar në Maqedoni, vend ky ballkanik ku për kokë banori në dhjetë vitet e fundit është investuar më së paku në shëndetin e qytetarit.

I ri në moshë, por një intelektual i madh, me moral dhe karakter të lartë, më një famë të madhe individuale dhe familjare, Dr. Arben Llabënishti vjen nga Struga, i specializuar në klinika të mëdha, tani më kontributin më të madh do të jap në fushën e mjekësisë, aty ku mund të jep maksimumin drejtëpësëdrejti tek qytetarët-pacient në Maqedoni, shkruan portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE.

Ndryshe , INSTITUTI PËR SËMUNDJE TË MUSHËKRIVE DHE TUBERKULOZIT në Shkup është spital i madh ku mes tjerash u jep shërbime shëndetësore pacientëve të cilët kanë sëmundje të rrënda të mushkërive. Ka aparaturë të sofistikuar dhe një numër të madh shtretërish ku pacientët e marrin terapinë e ordinuar nga mjekët specialist.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments