Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArben Ganiu: Të papunët e festojnë ditën e punëtorit

Arben Ganiu: Të papunët e festojnë ditën e punëtorit

Arben Ganiu

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 Maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve,

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte në orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 Shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu Marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë,

Dhe kështu vazhdoi rrugëtimi i ksaj date deri në ditët e sotit. Dita e sotme, 1 maji shënon kudo në botë Ditën e Punëtorëve. Por ndryshe konceptohet në vende të ndryshme të botës dhe ndryshe në vendin tonë. Atje sot protestohet për të drejtat e punëtorëve, ndërsa tek ne festohet.

Ne, populli shqiptar për çfarë e festojmë sot 1 Majin? A po festojmë rregullimet shtetërore në të gjitha fushat, apo festojmë premtimet e rrejshme që u premtuan në fushata zgjedhore? Në të gjithë botën sot protestohet dita e punëtorit e drejta e tij dhe respektimi i të gjithë atyre që djersitën në punët e tyre, dhe si rrjedhojë sot kërkohen të drejtat e atyre që punojnë në të gjithë vitin.

Por si e kupton sot një shqiptar këtë ditë! është e kundërta, ai del dhe feston 1 majin por për çfarë feston? A festojnë papunësinë e pjesës dërmuese?

1 Maji i gjen shqiptarët të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë emigrimin, duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90. Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën, dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë

Deri sa papunësia e shqiptarëve është ende alarmante tek populli jonë, sikurse vitet e kaluara edhe sivjet parqet mbeten vendi i preferuar për të festuar 1 Majin. Rrugët që të shpien për në këto parkishte janë të bllokuara nga veturat ndërsa vizitorët janë të shumtë.

Për 1 Maj secili argëtohet në mënyrën e vet. Të rinjtë lozin me top, ata më të vjetrit kanë zgjedhur këtë ditë për rë bërë zgara me lloj lloj mishrash duke i shoqëruar me pije të ftohta e alkohol, fëmijët argëtohen në këndet për lojra dhe njëkohsisht duke u habitur se pse është mbledhë kjo turmë e madhe njerzish.

Nëse shkonë dhe i pyet se çka po festojnë pjesa dërmuese nuk ka “haber” se çka paraqet kjo ditë, si duhet pritur dhe manifestuar 1 Maji, thjesht kështu i kemi gjetur të parët tanë, të gjithë për 1 Maj dalin dhe festojn dhe ne po e bëjmë të njejtën.

Nuk ka mbetë arsye dhe gëzim për të festuar një ditë që nuk dihet se për çka festohet, një ditë e cila është e kundërta në realitetin e festave. Para se të festojmë të dijmë qëllimet dhe domethëniet e datave dhe festave se çëjanë këto festa, ndonëse na është bërë zakonë të festojmë festa të huaja pa pasur dijeni se çka po festojmë.

Në një vend ku papunësia është në kulminacion, aty nuk ka çfarë tç festohet, mos ti keqkuptojmë momentet e botës dhe mos i shndërrojm protestat në festime, sepse rinia e këtij nënqielli destinacionin e vetëm e ka Evropën dhe jo vendin në të cilin lindi dhe u rrit.

O ju të papunë, mos festoni ditën e puntorit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments