Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëAnita Amzai, talentja 8 vjeçare nga Frëngova e Strugës shkëlqeu në Festivalin...

Anita Amzai, talentja 8 vjeçare nga Frëngova e Strugës shkëlqeu në Festivalin e Durrësit (FOTO VIDEO)

Anita Amzai , 8 vjeçarja nga Frëngova e Strugës arriti të kualifikohet si një nga pjesëmarëset e festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë në Durrës, në datë 4 dhjetor të këtij fundviti,njofton Struga Ekspres.

Talentja Anita Amzai ishte pjesëmarrëse në festivalin “Tingujt e Adriatikut” në qytetin Durrësit ku u mirëprit  ngrohtë nga publiku durrsak duke e duartrokitur fort vogëlushen nga Frëngova.

Anita me zërin dhe talentin e saj ja arriti qëllimit të jetë një nga më te spikaturat e ketij festivali,ku merrnin pjesë shumë këngëtarë nga trojet shqiptare dhe nga shtete të tjera.

8 vjeçarja interpretoi mrekullueshëm këngën “Një këngë do të këndoj”, e kompozuar dhe orkestruar nga Vagner Nushi dhe me tekst nga Besa Amzai.

Që në moshë 5 vjeçare është pjesë e festivalit “Peshku i Artë” i cili mbahet në Strugë ku edhe është shperblyer disa herë me disa çmime.

(Struga Ekspres)

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=364151531005280&id=100022313086424

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments