Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAnëtar i mafias ruse arrestohet sot në Shkup

Anëtar i mafias ruse arrestohet sot në Shkup

Informatat fillestare thonë se shkupjani 34 vjeçar është kapur derisa ka qëndruar në kafenenë “Brooklyn” në qendrën tregtare “City Mall”.
Sipas informatave policore jozyrtare, bëhet fjalë për personin Aleksandar Dragoviq, i cili dy herë ka qenë i dënuar për tentim të vrasjes, për marrje haraç, plaçkitje të armatosur dhe kidnapim, për çka ka vuajtur edhe dënim burgu prej 9 vitesh.

Supozimet e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni janë se Dragoviq është pjesëtar i grupit të organizuar kriminal rus “Vor V Zakone”, që supozohet se është e ndërlidhur me shumë veprime kriminale në Ballkan dhe më gjerë.

Poashtu, shërbimet e sigurisë supozojnë se Aleksandar Dragoviq ka qenë edhe pjesëmarrës i luftës në Ukrainë, si mercenar.

Përndryshe, 34 vjeçari ka qenë në arrati që 4 vite, ndërsa kundër tij ka pasur fletëarrest nga policia e Maqedonisë, e cila e kërkon për plaçkitje të armatosur të kryer në vitin 2005. Për këtë vepër Dragoviq është i dënuar me tre vite burgim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments