Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëAmbasada gjermane nuk e njeh kompaninë e cila po kërkon dy mijë...

Ambasada gjermane nuk e njeh kompaninë e cila po kërkon dy mijë punëtor

Kompania “B.S.B Aviation” ka hapur konkurs për pranimin e 2 mijë qytetarëve nga Kosova për tu punësuar në Aeroportin e Hamburgut.

Kjo ka bërë që shumë të rinjë të mësyjnë Prizrenin, aty ku edhe kjo kompani vepron. Mirëpo, kompania në fjalë ka ngritur shumë dyshime që mund të jetë edhe mashtruese.

Kjo për shkak se kjo kompani jo vetëm që nuk figuron në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, por edhe në faqen e saj në Facebook nuk ka shumë të dhëna lidhur me veprimtarinë e saj.

Mediat vendore kanë kontaktuar Ambasadën Gjermane në Prishtinë për të pyetur lidhur më shumë për kompaninë në fjalë dhe veprimtarinë e saj.

Mirëpo, Ambasada Gjermane nuk e njeh fare këtë kompani.

“Kompania në fjalë nuk është e njohur për Ambasadën Gjermane”, kanë thënë shkurt zyrtarë të kësaj ambasade.

Në një kërkim në Google, B.S.B del të jetë një kompani me seli në Singapor e cila merret me shitjen e pjesëve të avionit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments