Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAmbasada amerikane uron Pendarovskin

Ambasada amerikane uron Pendarovskin

Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Stevo Pendarovski për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pret bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të, me Qeverinë dhe të gjitha partitë politike në rrugën e vendit drejt anëtarësimit të ardhshëm në NATO dhe BE.

“Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e sivjetme presidenciale. E urojmë Stevo Pendarovskin për fitoren e tij në zgjedhje dhe presim të punojmë së bashku me të dhe me qeverinë dhe të gjitha partitë politike në rrugën e vendit drejt anëtarësimit të ardhshëm në NATO dhe BE.

E përshëndesim konkludimin preliminar të OSBE/ODIHR-së se zgjedhjet ishin kompetitive dhe se përmes respektimit të lirive fundamentale u mundësua një proces demorkatik. Konkludimet përputhen edhe me konkludimin e ekipeve të Ambasadës së SHBA-së, të cilët i vëzhguan dy rrethet zgjedhore. Nëse ka vërejtje për çfarëdo lloj parregullsish, i inkurajojmë qytetarët, përfaqësuesit e organizatave qytetare, mediumet, pa dallim të përkatësisë etnike. t’i paraqesin ato”, qëndron në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments