Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlim Memeti detyrohet të prishë fasadën e shtëpisë, Firma e Filip Savevskit...

Alim Memeti detyrohet të prishë fasadën e shtëpisë, Firma e Filip Savevskit ” Vaf inzenering” nuk i paguan paratë sipas marrëveshjes (FOTO)

Alim Memeti është detyruar të jetë dy herë i humbur .Duke kryer punën sipas marrëveshjes dhe duke marrë veprimin tjetër për ta rrënuar atë që kishte ndërtuar.I gjithë ky moment ndërlidhet me jo korrektësinë ndaj tij.Alim Memeti thotw pwr Faktiditor.ch se punon dhe jeton përmes punës së ndershme dhe ai shprehet se s’mund të pranojë që dikush të bishtërojë dhe ta nëpërkëmb mundin e tij, djersën e tij.
Më saktë ai e kishte përmbushur sic thotë atë që ishte dakorduar ndërsa firma e Filip Savevskit ” Vaf inzenering” nuk i ka bërë Alimit pagesën 500 euro për punën e kryer gjegjësisht për fasadën e tre shtëpieve .Alimi i ka pritur plot katër muaj duke i paralajmëruar dhe në fund është detyruar të merr këtë veprim duke e hequr me kazmë një pjesë që ai e kishte mbuluar me steropol pra pjesë të fasadës së shtëpisë e vendosur nga vetë ai .Kjo sipas tij është reflektim i asaj që është bërë kundër tij.Për Alimin ai që duhet të jep llogari për këtë është pronari dhe vetë firma që nuk i janë përmbajtur marrëveshjes duke dashur që të shmangin pagesën prej 500 euro kundrejt punës së kryer .

Alimi thotë për Faktiditor.ch se ti kryesh shërbimin dikujt dhe në vend të shpërblimit për punën kjo e fundit nuk të kompenzohet.Këtu nis e gjithë historia e një ngjarjeje të vecantë që ka protagonistë një pronar maqedonas , më saktë një firmë që nuk kreu detyrimet sipas marrëveshjes dhe Alimi rëndom nuk morri atë që i takon.

Kjo e ka detyruar pronarin shqiptar Alim Memeti që në shenjë revolte për mospagesën e punës të merr një vendim tjetër.Ai e ka prishur atë që e ka ndërtuar vetë për shkak se është ndjerë i revoltuar nga ajo që i ka shërbyer , mundi që ka dhënë dhe nuk ka marrë atë që meriton edhe përkundër paralajmërimit për katër muaj rresht që i kishte bërë firmës së lartëpërmendur që s’a shlyer detyrimet ndaj Alim Memetit./Faktiditor.ch/.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments