Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniALEANCA të dalë nga qeveria, me Besën në opozitë, ja kush e...

ALEANCA të dalë nga qeveria, me Besën në opozitë, ja kush e thotë

Rrugët midis partnerëve shqiptarë në qeveri u ndanë më herët. Gjeneza duhet shikuar te zgjedhjet lokale. Natyrisht se ata janë parti autonome dhe si në rastin e Komunës së Strugës kur garonin të dyja palët ishte normale të masnin forcat dhe të mundnin njëra tjetrën, por jo ti ndihmosh një subjekti tjetër politik për të përmbysur aleatin tënd në bashkëqeverisje si në rastin e disa Komunave Tetovë, Cair ,Zhelinë, Tearcë etj . Ishte pikërisht kjo një ndër arsyet por jo e vetme, thonë analistët duke komentuar mbi zgjidhjen më të mirë që mund të bënte Aleanca për Shqiptarët (ASH), të mbetet pjesë e koalicionit qeveritar apo të kalojë në opozitë.

“Natyrisht se ata janë parti autonome dhe si në rastin e Komunës së Strugës kur garonin të dyja palët ishte normale të masnin forcat dhe të mundnin njëra tjetrën, por jo ti ndihmosh një subjekti tjetër politik për të përmbysur aleatin tënd në bashkëqeverisje si në rastin e disa Komunave Tetovë, Cair ,Zhelinë, Tearcë etj . Ishte pikërisht kjo një ndër arsyet por jo e vetme. Midis BDI-së dhe ASH-së këtu u ndanë rrugët dhe e dyta ishin akuzat e ashpra që kreu i ASH-së i drejtoi z.Ali Ahmeti mbi ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit fatal”, thotë për Zhurnal, Urim Saliu, analist politik.

Sipas tij, tani nga kjo grindje fitues është Zaev sepse përfiton një ministri të rëndësishme sic është ajo e shëndetësisë dhe ndjehet më i kthjelltësuar pas zgjedhjeve lokale.

“Por kryeministri nuk është se ka një preferencë të madhe ndaj BDI-së por ajo është fituese në kampin shqiptarë dhe nuk është e njëjtë ikja e partisë së Ahmetit dhe asaj të Selës. Ikja e BDI-së krijon krizë dhe zgjedhje të reja të menjëhershme, secilën parti tjetër Zaev mund ta zëvendësojë të paktën për nga matematikat siç dalin. Mendoj se ASH për momentin duhet të del nga Qeveria sepse ajo në një mënyrë është përjashtuar dhe nëse do të qëndrojë si dekor, pa patur poste të rëndësishme, atëherë ajo do jetë humbëse e skajshme.Mendoj se në kampin shqiptarë duhet që ASH të del nga qeveria, të vazhdojë me Besën një front opozitarë dhe politika shqiptare përfundimisht të ketë dy blloqe që të mund të shmangim krijimin e partive të reja , pa ndonjë forcë reale, që do ta përcanin edhe më shumë votën shqiptare”, vlerëson Saliu.

Nga ana tjetër, analisti Qenan Aliuështë i mendimit se posti zv/kryeministrit në aspektin kushtetues është funksion inegzisten madje pak a shumë me byrekun nga Sela i ironizuar e që në politik cinizmi nuk ia vlenë shumë.

“Ky post nga dje mbeti vetvetiu i evituar. Jam i mendimit se Kuvendi i përgjithshëm i partisë nesërdo të duhet të rreflektojë pa drojë të amortizojë shakatë, cinizmat dhe qartazi të komunikojnë pakënaqësinë me egot e kryeministrit dhe të BDI-së por duke qëndruar edhe më tutje se ASH-ja tani më ka legjitimitet përfaqësimi dhe se ashtu siç shprehën gadishmëri për formimin e qeverisë edhe tani të shprehin gadishmërinë e zbatimit të rreformave, gjuhës shqipe dhe për rrugëtimin e integrimeve”, thekson për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Ai thotë se megjithatë duke konstatuar hilen e kryeministritme digasterin e Shëndetësisë duke arsyetuar ate në fillim me performansat e ish ministrit Taravari tani ASH-ja në formë kompromisi Kuvendit të tagetojë dy digastere të qeverisë nga e cila sipas vlerësimit të kryeminstritnjëri ti takojë Aleancës.

“Krejt kjo sepse edhe Zaev ndjehet i ngushtuar me këtë shumicë të brishtë edhe pse edhe ai tërthorazi plotëson edhe synimet e socialdemokratëve dhe të tija. Fundja politika është dialog dhe kompromis por deri sa ajo është e mundshme. Në të kundërtën ASH-ja duhet ta tërheq edhe zv/ministrin e punës dhe politikës sociale. ASH-ja nuk guxon të komunikojë mospjesmarje edhe pa këtë alternativë. Ky rreflektim do të nxisë ndërkpombëtarët për ndonjë kompromis. Fundja ky nuk është fundi i botës, shqipatrët fundja kanë nevojë për një opozitë të fortë dhe të konsoliduar deri në ralizimin e barazisë politiko-juridike në këtë vendë”, nënvizoi Aliu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments