Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Vlerësojmë mbështetjen e Edi Ramës

Aleanca për Shqiptarët: Vlerësojmë mbështetjen e Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit para forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar se PS-ja ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Sipas tij, pa PS-në, dikur miratimi i tij as nuk mund të imagjinohej.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama sot ka shkaktuar reagime edhe nga opinionistët dhe mediat maqedonas të cilët e kanë komentuar në forma të ndryshme.

Nga Aleanca për Shqiptarët vlersojnë lartë angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama për kontributin e tij sidomos për Tryezën e përbashkët të Liderëve politik, që rezultojë me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët ku bën pjesë edhe propozim ligji për gjuhën shqipe.

“Vlerësojme se meritat politike për Ligjin e gjuhës shqipe, janë shumëdimensionale, dhe të të gjihë shqiptarëve të Maqedonisë sidomos të atyre që kontribuan me vite dhe ushtarëve të 2001, dhe të forcave politike që dhanë kontribut për formimin e kësaj Qeverie dhe pamundësuan formimin e qeverise me format të njejtë politik që ishte më parë. Ftojmë Qeverine e Shqipërisë, dhe Kryeministrin Rama të lobojnë tek faktori ndërkombëtar që Maqedonia sa më parë të bëhet pjesë e BE dhe e NATO-s, kuptohet që Maqedonia t’i përmbush me sukses reformat dhe detyrat që parashifen në objektivat integruese, përfshirë edhe gjetjen e një kompromisi për të zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë”, theksojnë për Zhurnal, nga qendra për informim të Aleancës për Shqiptarët.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se të vetmin kusht për përkrahjen e Qeverisë e kishte sjelljen e një ligji të mirëfilltë të Gjuhës shqipe, dhe zbardhjen e rasteve të montuara politike dhe kjo po ndodh tanime në praktikë.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë javën e kaluar ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror. Ligji u miratua me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE e cila këtë ligj e cilëson si antikushtetues.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments