Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca për Shqiptarët në Strugë: Ramiz Merko mos u bëj presione punonjësve...

Aleanca për Shqiptarët në Strugë: Ramiz Merko mos u bëj presione punonjësve në administratë që kanë qenë me Aleancën

Aleanca për Shqiptarët-Dega Strugë mbajti mbledhjen e radhës për organizimin e kuvendit të ri të rregullt për raportin e zgjedhjeve të fundit lokale. Por, pika më e rëndësishme në këtë mbledhje ishte diskutimi mbi presionin e punonjësve në administratën komunale me c’rast kryesia e degës doli me këtë përfundim:

“Ndalni presionet! Nuk kanë faj punonjësit, që ju nuk doni apo nuk mundni të kënaqni dëshirat dhe epshet e LSDM-së, Socialistëve, PAES dhe partive tjera.

I bëjmë thirrje Ramiz Merkos të ndalojë fushatën represive ndaj punonjësve të administratës!
Që prej ditës së parë të ardhjes në pushtet, persona të afërt me Merkon, që nuk kanë lidhje me Komunën e Strugës, u bëjnë presion punonjësve që sipas tyre kanë qenë me Aleancën për Shqiptarët.
Nuk mjaftoi fakti, që gjatë fushatës Ziadin Selën dhe shqiptarët i quajtët monstra, por edhe pas festës së 28 Nëntorit vazhdoni t’i persekutoni punonjësit e thjeshtë shqiptarë.
Nëse ju ka mbetur ende faqe e nder, ndalni presionet, gjestet e ulëta, transferimet e qëllimta, autorizimet për ndryshimet e detyrave në punë dhe përndjekjet disciplinore!
Nëse vazhdoni me këtë fushatë do të përballemi në gjykatë por do të marrim edhe masa të tjera demokratike.

E kuptojmë nervozën tuaj, sepse keni humb në çdo vendbanim, por edhe njëherë: Nuk kanë faj punonjësit, që ju nuk doni apo nuk mundni të kënaqni dëshirat dhe orekset e LSDM-së, Socialistëve, PEIT dhe partive tjera”.

Ndërkohë u vendos që kuvendi për raportin zgjedhor të kryhet të premten , me ç’rast do të njoftojmë paraprakisht për detajet e zhvillimit të tij.

Aelanca për Shqiptarët

Dega Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments