Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Mirënjohje policëve që mbrojtën Zaevin, ndërsa për shpëtuesin e...

Aleanca për Shqiptarët: Mirënjohje policëve që mbrojtën Zaevin, ndërsa për shpëtuesin e Selës, paraburgim!


Sasho Tasevski, Aco Angellovski dhe Ljupço Janeviq të cilët më 27 prill si pjesë e sigurimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mbrojtën Zoran Zaevin dhe deputetët tjerë, sot kanë marrë mirënjohje për kontribut të veçantë gjatë punës në MPB.
Mirënjohjet ju ndanë në Shtip, ku u shënua Dita e Policisë së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, pas ndërrimit të pushtetit Tasevski u emërua komandant në Departamentin për sigurim ose në të ashtuquajturën Drejtorinë e Gjashtë të MPB-së, Angellovski u vendos në krye të Sektorit për sigurim parandalues në MPB, ndërsa Janeviq komandant në Njësitin e sigurimit të Zoran Zaevit.
Ndërsa ministri Oliver Spasovski ka paralajmëruar rritje të pagave për zyrtarët policorë nga 1 dhjetori i këtij vitit.
Kujtojmë opinionin se polici shqiptar Feta Alimi , i cili shpëtoi deputetin dhe liderin e ASH Ziadin Sela, jo që nuk u shpërblye, por ai u burgos dhe tani gjendet në paraburgim dhe rrezikon të denohet me shumë vite burg.

Departamenti për informim
Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments