Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Mirë se na erdhët vëllezër Mërgimtarë!

Aleanca për Shqiptarët: Mirë se na erdhët vëllezër Mërgimtarë!

Dega e Aleancës për Shqiptarët Tetovë uron mirëseardhjen e mërgimtarëve në familjet dhe vendlindjen e tyre duke kaluar festat e fundvitit në atmosferë sa më vëllazërore.

Sipas ASH-së, Tetova gjallëron dhe bëhet dinamike vetëm kur i kthehen bijtë e sajë nga mërgata ku me punë dhe përkushtime veprojnë dhe punojnë, nga mundi tyre përfitojmë ne këtu ekonomikisht dhe në shumë sfera të jetës. “Puna e tyre në mërgim nga shërbimet publike, menaxher në firma të ndryshme, student që studiojnë në Evropë dhe profesionet e larta që kanë na mbajnë me shpresë se këta suksese të vëllezërve tanë në Perëndim duhet të ju krijojmë kushte që atë dije e përkushtim të punës ta sjellin këtu në Pollog i cili viteve të fundit iu ka nënshtruar një përtharje ekonomike e shoqërore në gjitha sferat e jetës.”, nënvizoi kryetari i degës së ASH.

“Një thirrje publike kam deri tek institucionet shtetërorë dhe komunale sidomos te sektori i policisë që rregullon trafikun dhe sektori komunal i planifikimit rrugorë të evitojnë parkingjet e paligjshme dhe tollovite në trafik, të jetë prezente policia rrugore në çdo rrethrotullim dhe udhëkryqe e të ua bëjmë më të lehtë qarkullimin po dhe më të begatshëm pushimet e tyre rreth gjirit të familjes dhe vendlindjes. Pra mundemi kaq të bëjmë për mërgatën tonë të shtrenjtë e cila aq shumë investojë për ne për tu bërë më mirë”, theksoi kryetari i degës së ASH-së në Tetovë.Altrim Mamuti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments