Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni"Aleanca për Shqiptarët është e hapur për të gjithë"

“Aleanca për Shqiptarët është e hapur për të gjithë”

Aleanca për shqiptarët, tanimë po i bën përgatitjet organizative për Kongresin e I-rë të saj që do të mbahet me 11 Mars 2018, transmeton Zhurnal.

Nga kjo parti thonë se qëllimi i këtij riorganizimi është që ASH të rritet ende më shumë, duke krijuar mundësi kyçjen e anëtarëve të rij, si pjesë aktive a Aleancës.

“Aleanca për Shqiptarët ka përcaktim programor dhe fundamental artikulimin dhe realizimin e objektivave politike drejt një barazie të plotë sociale, kulturore, politike dhe ekonomike për shqiptarët në Maqedoni.Gjatë veprimit tonë politik kemi dhënë prova për të na besuar, duke vendosur standarde të reja në politike. Jemi përgjigjur sfidave të kohës duke sakrifikuar, për të ngjallur shpresën dhe për të thyer heshtjen”.

Kurse si thonë se kanë vendosur që Aleancën për Shqiptarët, ta bëjnë akoma më të madhe, duke i hapur dyert për të gjithë ato që duan të bëhen pjesë e këtij organizimi politik, të barabartë me të gjithë të tjerët dhe aktiv në krijimin e politikave dhe formave të organizmit politik të Aleancës për Shqiptarët, duke e bërë këtë subjekt politik mbrojtëse e denjë e të drejtave tona kolektive.

“Aleanca për Shqiptarët është e hapur për të gjithë. Për anëtarë të rinj, që kanë qenë deri tani të pa përcaktuar politikisht, për anëtarë që kanë qenë deri tani pjesë e subjekteve tjera dhe për të gjithë ata që duan ta ndërtojnë një koncept politik, mbrojtës, unifikues dhe avancues të vlerave tona kombëtare”.

Poashtu apelojnë deri tek të gjithë që të bëhen pjesë e familjes së madhe për ta ndërtuar të ardhmen e përbashkët të kombit tonë dhe fëmijëve tanë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments