Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Burgjet janë vetëm për shqiptarët, sulmuesit maqedonas janë në...

Aleanca për Shqiptarët: Burgjet janë vetëm për shqiptarët, sulmuesit maqedonas janë në liri

| Reagim

Po ikin të gjithë kriminelët por jo edhe kujtesa e shqiptarëve!

Se Maqedonia po bëhet vendi i çudirave dhe aty ka gjithçka përveç drejtësisë dhe shtetit ligjor, flet edhe ikja e njërit nga sulmuesit e liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës, i dënuari me 13 vite burg për tentim vrasje, Nikolla Vojminovski.

Nikolla Vojminovski edhe pse i dënuar për veprën e rëndë penale është lejuar të qëndrojë në paraburgim shtëpiak gjoja për arsye shëndetësore dhe në këtë mënyrë institucionet e shtetit dhe MPB po dorëzohen përballë kriminelëve dhe të korruptuarve!

Këto ikje të koordinuara dhe të ndihmuara nga pushteti LSDM-BDI me ndihmën e MPB dhe Gjykatave të politizuara, pas Ligjit të Amnistisë dhe ikjes së Gruevskit, po vrasin edhe shpresën e fundit se në Maqedoni se mund të kthehet ndonjëherë drejtësia dhe se krimi në Maqedoni jo që nuk sanksionohet por shpesh herë po inkurajohet madje edhe po shpërblehet.

Arsyetimet boshe te udhëheqësve shtetëror që shpesh herë mundohen ta bartin përgjegjësinë herë të Gjykatat e herë të Prokuroria apo të Ministria e Brendshme, janë bërë refreni i përditshëm i Qeverisë LSDM-BDI dhe janë të pajustifikueshme për qytetarët dhe për Aleancën për Shqiptarët. Ky pushtet i cili lejon ikjen e një krimineli të dënuar me 13 vite burg, për tentim vrasje nuk mund ta mbrojë lirinë e askujt tjetër, sepse krimi dhe korrupsioni ka metastazuar thellë në mentalitetin politik të të gjitha qeverive duke përfshirë edhe këtë të fundit.

Ikja e fundit e Nikolla Vojminovksit, amnistia e te dënuarve tjerë për 27 Prillin, tregon se burgjet na qenkan të ndërtuar vetëm për shqiptarë dhe të dënuarit maqedonas o duhet të ikin o duhet të amnistohen sepse kështu e kërkon tradita e përhershme e sistemit të drejtësisë në Maqedoni, me standarde të dyfishta, një për maqedonasit dhe tjetër për shqiptarët.

I bëjmë thirrjen e fundit Qeverisë së RM-së, Ministrisë së Punëve të brendshme, Gjykatave dhe Prokurorisë, të bëjnë punën e tyre sipas ligjit, të sanksionojnë shkelësit e veprave penale, sepse në të kundërtën do të cilësohen si bashkëpunëtor të krimit dhe do të mbajnë përgjegjësi morale dhe penale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments