Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Ramiz Merko frigohet nga këshilltarët e ASH-së

Aleanca e Strugës: Ramiz Merko frigohet nga këshilltarët e ASH-së


Ramiz Merko frigohet nga këshilltarët e ASH-së

Sot u konvokua Këshilli i Komunës së Strugës, ku veç të tjerave pikë në rend dite ishte edhe “Pyetje këshilltarësh”.
Pas dy vite e gjysëm, u arrit të vendoset kjo pikë në rend dite. Grupi i këshilltarëve të ASH-së kanë bërë kërkesë të vazhdueshme të respektohet rregullorja e këshillit dhe të kenë mundësi të bëjnë pyetje, mirepo gjithmon është shkelur statuti dhe rregullorja për punën e këshillit, dhe nuk është respektuar zëri i qytetarëve, nuk u respektua as sot.
Ramiz Merko nuk u shfaq në sallën e këshillit të Strugës. Nuk pati guximin të dalë para këshilltarëve dhe të përgjigjet në pyetjet që i shqetsojnë të gjithë qytetarët.
Ramiz, në këshill mund te mos paraqitesh por ne po të pyesim publikisht:

Pyetjet

1. Kemi kerkuar me shkrim dhe shume here gojarisht, te publikohet leja e ndertimit te objektit prane Hotel Drim. Pse nuk i jeni pergjigjur?
2. Kualicioni i prerjes se drunjve u be dhe kualicioni i uzurpimit te rrugeve dhe shendrrimit te tyre ne parkingje. Pse nuk e respektoni planin detal per rregullimin e rrugeve? A jeni te vetedijshem qe po shkelni rregullat per ndertimin e profilit rrugor? Shkaterruat vendkalimet per kembesor, gjelbrimin, dhe arteriet kryesore te komunikacionit ne qytet i bete kurban te parkingjeve. A keni testuar efikasitetin e rendit te ri rrugor? Cilat jane kushtet per rezervimin dhe ku rezervoen parkingjet?
3. Si u harxhuan mjetet per mirmbajtjen e deponise? Kur do zhvendoset deponia?
4. U investua u ndertua shetitorja e re, nga ana tjeter keni premtuar se do i hiqni gypat e azbestit, si do ta beni kete te shetitorja e re, edhe sa para duhet te harxhojne qytetaret e Struges per ta prishur dhe per ta rregulluar perseri shetitoren?
5. I nderuar kryetar i keshillit ndoshta ju keni harruar por qytetaret nuk jua harrojne, po ju rikujtoj ne daljen tuaj te pare publike, para hotel Beogradit, premtuar qe do i hiqni te gjithe kazinot, ku mbeti entuziazmi i premtimit, ku mbeti e su realizua?
6. Pse nuk respektohet vendimi i keshillit, regjimi i komunikimit dykahesh ne rrugen Partizanska, pse nuk respektohet kur rezultati i tij eshte ngulfatja e qytetit, demtimi i biznesit si dhe kohe humbur e qytetareve.
7. Kaluan 6 muaj nga moratoriumi qe e kerkoi Unesco, sektori i urbanizmit duhet ta kete nje pasqyre per efektet e kesaj faze, efektin ne biznesin lokal, zhvillimin ekonomik rajonal, etj, kerkoj qe te raportojne ne keshill para qytetareve, mediave. A do respektohet vendimi i ministrise per periudhen e ardheshme, gjashte mujorin tjeter?
8. Kur do vendoset ne funksion kanalizimi ne Dollogozhde, Koroshisht, Livadhi, Teferiç?
9. Në oborrin e shkolles së fsh. Koroshishtë ka rrezik serioz per rreshqitje te gureve ne pjesen e pasme dhe te djathte te objektit. Gje e cila rrezikon edhe jeten e vet femijeve qe ndjekin mesimin ne kete shkolle. Kam reaguar edhe me pare per kete ceshtje por asnje hap nuk eshte nderrmare deri tash.
Pyetja konkrete eshte a do te ndertohet mur mbrojtes ne kete shkolle?
10. Kur do të ndertohet rrethi i planifikuar tek “Ura e Morovishtit”. U tha nga Komuna e Strugës se rrethi do të ndërtohet në një periudh kohore prej 5 muajsh.
Kanë kaluar dy vite që atëherë dhe asgjë sështe bërë.
Edhe sa vite ju duhet që të ndertohet ai rreth rrotullim.
Aleanca e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments