Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Mjerë Gjuha Shqipe, kush po e mbron!

Aleanca e Strugës: Mjerë Gjuha Shqipe, kush po e mbron!

Me shkas, mbi ngjarjet e fundit në Strugën tonë dhe për pluhurin që tentojnë të na hedhin syve ca funksionerë e “aktorë” politik lokal.

“Profesori” e kishte mbrojtur Gjuhën Shqipe. Shumë e çuditshme!
Nuk mund të mbrojë Gjuhën Shqipe një njeri që as vet nuk di të flasë dhe shkruajë mirë shqip.
Nuk mund të mbrojë Gjuhën Shqipe një person që për mbi 10 vite bën tregti me diploma, duke i shkaktuar dëm të pariparueshëm arsimit shqip në këtë vend.
Nuk mund të mbrojë Gjuhën Shqipe një person që deri dje sillej krah për krahu e qafë për qafe me nacionalistët maqedonas të Strugës, duke kërkuar vota për ta dënuar politikën kombëtare të Ziadin Selës.
Nuk mund të mbrojë Gjuhën Shqipe, personi që po luan me fatin e shqiptarëve, duke i diferencuar ato dhe duke ua marrë bukën e gojës me largime skandaloze nga puna.
Përfundimisht, nuk mund ta mbrojë Gjuhën Shqipe, një person që deri dje krenohej se e ka mik shtëpie, Mitko Çavkovin!

A e din “profesori” se është partia e tij me mbi 15 vite në pushtet (qendror dhe lokal) dhe që nuk bëri asgjë për Gjuhën Shqipe?! U desh një sakrificë e madhe nga dikush tjetër, që të vijë dita e të votohet ligji, që avancon përdorimin e gjuhës sonë. Dhe sot që ky ligj është votuar, prapë partia e tij po bën pazare e marrëveshje të fshehta që ky ligj të mos shpallet në Gazetën Zyrtare. Thonin se do dalë në gazetë edhe nëse Ivanovi nuk nënshkruan e tani nuk bëjnë zë sepse edhe shefi i tyre në qeveri nuk lejon shpalljen e ligjit.
Pse po mundoheni të na shisni përralla me mbret? Për të mbuluar pisllëqet e vërteta që bëni në atë “çerdhen” tuaj, po nxirrni fjalë që as vet nuk i besoni.
Nuk mund ta bëni hero një person, veprat e të cilit i njeh e gjithë Struga, madje edhe më gjërë!

Mjerë Gjuha Shqipe se kush tenton ta mbrojë!
Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments