Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca dhe BESA: Qeveria po zvarrit zbatimin e ligjit për gjuhët (VIDEO)

Aleanca dhe BESA: Qeveria po zvarrit zbatimin e ligjit për gjuhët (VIDEO)

Opozita shqiptare ka akuzuar Qeverinë se po zvarrit zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke e krahasuar fatin e këtij të fundit me atë të Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tyre partnerët e koalicionit qeveritar, ashtu si edhe qeveria e kaluar, nuk kujdesen për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, tha se mungesa e vullnetit dhe paaftësia e partnerëve BDI-LSDM, ka bërë që Inspektorati Shtetëror, i cili duhet të kujdeset për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, të mos jetë themeluar edhe 6 muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Me çka merren përfaqësuesit  shqiptarë në BDI dhe partitë tjera, kur edhe pas 6 muajsh nuk po arrijnë të krijojnë institucionin kryesor, i cili do të bëjë inspektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal. Ndërsa në anën tjetër për çdo ditë kemi me qindra shembuj të bastardimit të gjuhës shqipe, mos përdorimi i duhur, si dhe shkelje që kanë të bëjnë me përdorimin e të njëjtit- deklaroi Abdush Demiri- Lëvizja BESA.

Ndërsa akuzat e Aleancës për Shqiptarët, në drejtim të qeverisë, nuk kanë të bëjnë vetëm me Inspektoratin Shtetëror, themelimin e të cilit e krahasojnë me fatin e Marrëveshjes së Ohrit. Kritika kanë edhe në drejtim të Agjencisë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve,  për të cilën thonë se nuk po luan rolin e saj.

Aleanca për Shqiptarët
“Ky inspektorat në bazë të ligjit duhej t’i kishte sanksionuar deri më tani të gjitha institucionet shtetërore, që deri tani nuk e kanë zbatuar Ligjin e gjuhëve në vendosjen e tabelave dy gjuhësore dhe zbatimin e gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare. Edhe pse është krijuar Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, ky institucion nëse do ishte apolitik dhe profesional, sot duhet të mbante konferencë për shtyp dhe të informonte opinionin për të gjitha institucionet dhe udhëheqësit e tyre që nuk kanë zbatuar Ligjin e Gjuhëve, se për çfarë arsye për gjashtë muaj, që kanë qenë të mjaftueshëm, nuk e kanë zbatuar në praktikë, duke kërkuar përgjegjësi juridike dhe institucionale.”

Partitë opozitare shqiptare kërkuan përgjegjësi nga BDI-ja, për të cilën thonë se është bashkëfajtore për dështimin e çdo reforme apo procesi integrues në vend.

Evi Shkopi 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments