Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAlbrim Hoxha: I paharruar mbetet kujtimi për ty Memo!

Albrim Hoxha: I paharruar mbetet kujtimi për ty Memo!

Para një viti Struga humbi një njeri të madh, një njeri që i dha aq shumë Strugës, struganëve dhe jo vetëm. Ne të gjithë humbëm mikun, shokun, gazetarin, publicistin, përkthyesin, hulumtuesin e pashoq, Mehmet Latifin. Humbëm Memon!
E humbëm vetëm fizikisht sepse veprat e tij dhe kujtimet për të jetojnë ende mes nesh. Ai akoma është pjesë e bisedave tona në tavolina e ngjarje të ndryshme. Ne përditë e kujtojmë atë. Dhe nuk qajmë. Qeshim sa herë e kujtojmë. Qeshim me batutat e tij. Qeshim sepse të tilla kujtime na la Memo-ja.
Mehmet Latifi la gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e të gjithë atyre që e njohën. La pas vepra të mira, fjalë të urta dhe ngjarje interesante.
Pavarësisht moshës, punën e tij e kryente me pasion prej një djaloshi të ri që sapo ka gjetur motivin e jetës.
Lidhja e tij me historinë e Qazim Bej Vlorës dhe pasardhësve të tij ishte e magjishme. Ishte njeriu që mbante kontakte të përditshme me to. Me Gjeneralin Edip Ohrin, me vajzën e tij Mirën, me nipin Landi. Nuk mund ta harroj raportin e këndshëm me njërën nga pasardhëset e Ismail Qemal Vlorës, Arianën, që punonte në një nga filialet e Postës së Shqipërisë. Sa e dhimshme – thoshte duke sharë politikanët shqiptarë – sa shumë i dha kjo familje Shqipërisë, ndërsa pasardhësit e tyre të jetojnë në mërgim, të jenë të papunë ose të punojnë në postë.
Pata fatin që gjithë këta persona ti njoh e ti takoj edhe personalisht, krahë Memos. Nuk mund të shkonim në Tiranë e të mos i bënim vizitë Gjeneralit. Ai nuk mund të lëvizte jashtë banesës ku jetonte me vajzën e tij, prandaj ne i shkonim atje. Memoja ndihej si në shtepinë e tij. Shkonte me aq emocion, saqë dukej se po shkon të vizitojë prindin e tij, vëllaun apo dikë shumë të afërt e që se kish takuar prej vitesh. E kur Gjenerali ndërroi jetë në moshë të thyer, pikëllimi në sytë e Memos dallohej lehtë.

I mbeti peng “çanta”. Çanta që ka mbajtur gjithnjë me vete Qazim Bej Qemal Vlora. Djali i vogël i Ismail Qemalit dhe Sekretar i Qeverisë së tij. Qazim Vlora kishte jetuar në Strugë dhe ishte martuar me nënën e Gjeneral Edip Ohrit. Edhe Dashmanin (Dashamirin) mos e harroj pa përmendur. Vëllai i Edipit. Të dy vëllezërit kishin qënë figura të çmuara ushtarake, njëri themelues i Aviacionit Shqiptar e tjetri Komandant i bazës së nëndetëseve të Pashalimanit.
Ti rikthehemi çantës. Këtë çantë që Qazim Bej Vlora nuk e hiqte nga dora as kur hante bukë e as kur flinte. Çantë që pas vdekjes së tij dhe pasi shërbimet policore jugosllave kishin bastisur shtëpinë ku kishte jetuar ai, ishte zhdukur pa nam e nishan. Dyshimet e Memos ishin se në atë çantë ka qënë Deklarata origjinale e pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe dokumente tjera nga Qeveria e Parë Shqiptare.
Kërkimi për këto dokumente dhe dëshira e madhe për ti parë ato e detyroi Memon që të vizitojë edhe arkivat e ish Jugosllavisë. Në disa tentime vetëm iu afrohej, por nuk i gjeti. Edhe njëherë – thoshte – janë shumë arkiva, të ndara në periudha, duhet leje tjera për ti parë. Fatkeqësisht nuk arriti ti shkojë deri në fund. Sëmundja e bashkëshortes e pengoi e më pas sëmundja e tij që e largoi fizikisht prej nesh dhe prej misionit të tij.

Në rrugëtimet e shpeshta që i patëm për një periudhë dëgjoja shumë histori e ngjarje jete nga Memoja. Kënaqesha me bisedat dhe batutat që bënin ndërmjet ai dhe shoku i tij, Muameri, dhëndërr gjirokastrit, gjatë rrugëtimit për në Gjirokastër për të takuar familjarë të mësuesit Myfit Sinojmeri. E vizituam edhe shtëpinë ku kishte lindur ai. Shkuam dhe në Zhitoshë të Dollnenit, për të takuar ish nxënës të Sinojmerit dhe për ta parë vendin ku ai kishte humbur jetën.

Sa shumë ngjarje, sa shumë energji kishte ky njeri. Përgjigjej lezetshëm “mu hala m’bijnë dhëmbët”, sa herë që vinte në shprehje mosha e tij.
Do ta kujtojmë pëherë Memon e batutave, biçikletën e tij, aparatin e vogël fotografik, cigaret e thurura, syzet. Ah po, edhe kompjuterin e tij që e mbante prapa biçikletës dhe që javë për jave e çonte për ta ndrequr. I prishej shpesh.

I paharruar mbetet kujtimi për ty Memo!

Albrim Hoxha

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments