Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëAlbin Kurti: Shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës...

Albin Kurti: Shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së SHBA-ve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka uruar popullin amerikan me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-ve, njofton Klan Kosova.

“Para 244 vitesh u shpall pavarësia e SHBA-ve nga Anglia perandorake. U bashkuan 13 koloni për t’u çliruar duke shënuar në histori kalimin nga monarkia e sundimi në republikë dhe demokraci”.

“Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Revolucioni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë”.

“Mirënjohës e falënderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-ve”.

Urime 4 Korrikun!Para 244 vitesh u shpall pavarësia e ShBA-ve nga Anglia perandorake. U bashkuan 13 koloni për t’u…

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 4. Juli 2020

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments