Aksident i tmerrshëm në kufirin kroat, çifti me një fëmijë janë në gjendje kome (VIDEO)
Rajoni, Slider

Aksident i tmerrshëm në kufirin kroat, çifti me një fëmijë janë në gjendje kome (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar në kufirin kroat, në pjesën e quajtur “Sveta Helena”.

Një veturë, e cila po priste të kalonte kufirin në radhë, është goditur nga prapa nga një veturë tjetër, e cila duket se kishte humbur kontrollin, shkruan Indeksonline, përcjell albinfo.ch.

Një BMW po fluturonte kur goditi veturën tjetër të modelit Shkoda, në të cilën gjendeshin një çift me fëmijën e tyre.

Që të tre raportohet se janë në gjendje kome. Zjarrfikësit kanë bërë plot 45 minuta për ta nxjerrë nga vetura fëmijën në veturë, transmeton Indeksonline.

Raportohet se vetura e goditur është me tabela polake të regjistrimit.

KLIKONI NË LINK PËR TË PARË VIDEON : https://www.facebook.com/24sata/videos/358345975076940/

July 12, 2019

Struga Ekspres