Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëri“Air Albania” nisi fluturimin

“Air Albania” nisi fluturimin

Avioni, stafi… të gjithë duken gati një ditë para fluturimit të parë. Këtë pasdite, në aeroportin e Rinasit është ulur një mjet fluturimi i kompanisë “Air Albania”, për ceremoninë e inagurimit, ku prezent është edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ceremonisë së inaugurimin, Edi Rama, deklaroi se sot merr jetë një ëndërr, e cila do të jetë shumë e gjatë.

Rama vlerësoi edhe aksionerin e “Air Albania’, “Turkish Airline”. “Është një partner global që prej vitesh është lider dhe ka marrë edhe çmimin e kompanisë më cilësore në botë, tha kreu i qeverisë”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ramës

Emocion tejet i veçantë qe sot mes miqsh bashkëpunëtorët e pronarësh vullnet mirë përmbushin jo vetëm një zotim ndaj bashkëqytetarëve por një ëndërr që duket e pamundur kompani ajrore të flamurtarit kuq e zi, “Air Albania”. Një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim i gjatë jo i lehtë por që synimi ynë dhe bindja ime është që ti veçojë shqiptarët sa më larg dhe ti ndërlidhë ata sa më shumë. Më vjen jashtëzakonisht mirë që “Air Ablania” është një vepër kuq e zi, një vepër kombëtare një fryt i arrirë në këtë që për ne është vitit i Gjergj Kastriotit.

View this post on Instagram
Ja, tani? L❤VE ALBANiA

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on Sep 14, 2018 at 10:06am PDT

Nesër fluturimi i parë

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve (në pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments