Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAhmeti nga Dibra: Nuk ka alternativë më të mirë për ne se...

Ahmeti nga Dibra: Nuk ka alternativë më të mirë për ne se sa NATO dhe BE

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në qytetin e Dibrës realizoj takim me qytetarët në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet me 30 shtator.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti  nga Dibra potencoi se Marrëveshja e Prespes, nuk konteston identitetin, gjuhën, religjionin e shqiptarëve pasi kanë qenë pjesë e këtij procesi ku dhe është arritur edhe zgjedhje e pranueshme për të dyja palët dhe se ky moment nuk duhet të nënçmuar  pra duhet votuar me 30 shtator.

“Janë momente historike, vendoset e ardhmja e jonë dhe ne të ardhme përpos NATO-së dhe Bashkimit Evropian, forcojmë paqenë, sigurinë, stabilitetin, ardhmërinë dhe zhvillimin alternativ tjetër nuk kemi. Le të dal një kokë e Zeusit dhe le të thotë se shqiptarët dhe maqedonasit kanë një alternativ se sa kjo që ofrohet dhe do të votohet me 30 shtatorë. Me 30 shtator do të mobilizohemi dhe organizohemi shumë mirë dhe suksesi të jetë shumë i fortë  sepse vjen hapi tjetër i rëndësishëm tua marrim argumentin të gjithë defetistëve që nuk duan zhvillimin dhe përparimin  e këtij vendi, tua marrim argumentin në parlamentin e Republikës së Maqedonisë sepse duhet të votohet ndryshimi i Kushtetutës  dhe t’iu japim argumentin 120 deputetëve janë për ardhmëri”  u shprehë kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Ndërkaq, në vazhdën e aktiviteteve për referendumit, shtabi qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim nesër do të qëndrojë në Komunën e Dollnenit dhe atë të Pllasnicës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments