Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAgjencia nga SHBA ndërmjetëson për adaptimin e fëmijëve nga Maqedonia me çmim...

Agjencia nga SHBA ndërmjetëson për adaptimin e fëmijëve nga Maqedonia me çmim prej 40 mijë dollarë


Organizatë e regjistruar në Birgingem, Alabama ndërkombëtarisht ndërmjetësonë në procesin e adaptimit të fëmijëve, informon TV 24. Faqja e internetit është ofruar për disa shtete që mund të adoptojnë fëmijë, duke përfshirë edhe Maqedoninë. Kur klikoni në njërin prej vendeve, hapet një dritare me informacion të vogël, por kur të arrini në listën e çmimeve do të gjeni të gjitha kushtet, afatet dhe shumën. Për Maqedoninë thuhet se është përfshirë në program nga viti 2015. Është deklaruar se vendi lejojnë adoptimin e fëmijëve të moshës 1 deri në 15 vjet dhe se autoriteti kompetente për këtë është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni

Kur të merrni listën e çmimeve ju do të shihni një listë të detajuar të vendeve. Veçanërisht për Maqedoninë thuhet se procesi i birësimit zgjat nga 18 deri në 24 muaj, nevojiten vetëm dy vizita në vend, ndërsa nuk është vendosur nëse pas adaptimit shteti do të mbikëqyrë. Shuma totale që adoptuesi duhet të paguajë për një fëmijë nga vendi është 40.459 dollarë.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e njohur me organizatën nga Alabama që ndërmjetëson në adaptimin ndërkombëtar, në kuadër të programin të së cilës është edhe Maqedonia. Ministria përkatëse thotë se agjencia është e autorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe se bashkëpunimi i saj është në përputhje me Konventën e Hagës të vitit 1993.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments