Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaAcari i merr jetën 17 personave

Acari i merr jetën 17 personave

Thellohet në 17 bilanci i viktimave nga dëbora e dendur dhe acari që ka mbërthyer Europën. Rasti më i fundit ishte një i pastrehë i gjendur i pajetë në jug-lindje të Francës. Bilancin më të rëndë e ka zona e Alpeve, ku 9 persona humbën jetën nga orteqet.

Niveli i dëborës ka arritur në gati 3 metra. Autoritetet gjermane, franceze e italiane mbyllën rezortet e skive ndërsa kanë nisur operacionet për evakuimin e banorëve dhe turistëve të bllokuar. Orteqet u kanë marrë jetën 4 personave edhe në Norvegji. Bllokime rrugësh, hekurudhash e aeroportesh ka thuajse në të gjitha vendet e veriut të kontinentit.

Në emergjencë është edhe Ballkani, ku më problematike situata shfaqet në Greqi. Në disa zona malore në vendin fqinj, termometri arriti deri në -21 gradë Celcius. Acari i ka marrë jetën 3 personave, ndërsa ka vështirësuar qarkullimin në shumë rrugë e autostrada përfshirë segmentin Selanik-Athinë.

Vala e motit të keq në Europë do të zgjasë deri në fund të javës, ndërsa javën e ardhshme priten përmirësime dhe ngritje të temperaturave.

Tv Klan

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments