Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionA e di ministri Arbër Ademi se fshati Çegran i Gostivari nuk...

A e di ministri Arbër Ademi se fshati Çegran i Gostivari nuk ka drejtor shkolle!?


Nga Selim Iljazi

A e dinë Ministëri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, se Fshati Çegran-Gostivar nuk ka Drejtor Shkolle..?

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit të hënën dhe të martën, gjegjësisht më 17 dhe 18 qershor do të filloj afati i parë i regjistrimit për vitin shkollor 2019-2020. Rezultatet e regjistrimit do të shpallen më 19 qershor. Në bazë të konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi janë paraparë 35.690 vende.
Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, kurse në Fshatin Çegran, skemi drejtor shkolle që të mund ti nënshkruaj dëftesat e shkollës fillore. Edhe pse përfundoj viti shkollor ashtu siç përfundoj ne ende jemi pa drejtor shkolle, shkaku i politikave të gabuara që Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi ka mar kompetencat e komunës për caktimin e drejtorve të shkollave. Tashë që shkolla e Fshatit Çegran ska drejtor fëmit tanë që duhet të regjistrohen ditën e hënë në shkolla të mesme smundet me i kompletua dokumentat sepse ju mungojnë dëftesat. Tashë po pyes kushë është fajtor Ministria e Arsimit apo Komuna? Arsimi në RVM, nuk mund të quhet arsim, sipas meje, sepse humbi shumë vlera në mënyrë graduale dhe sot, nuk luan asnjë rol në drejtim të edukatës, e cila është në nivelet më të ulëta dhe në drejtim të dijës, e cila është shumë e cunguar. Arsimi ynë, ka kohë që vuan nga mungesa e drejtuesve profesionistë dhe të përkushtuar në të gjitha nivelet. Sistemi i korrupsionit, i ngritur gjatë kohës, i cili prishi imazhin kësaj fushe kaq të rëndësishme dhe jetike, duhet të prishet urgjentisht.
Nëse kërkojmë ndryshim sa më parë në fushën e Arsimit dhe këtë e duan pjesa më e madhe e njerëzve tanë, po dhe pjesa më e madhe e pedagogëve, të cilët militojnë politikisht në të gjitha partitë politike shqiptare, mjafton vetëm pak angazhim, por ama, shumë serioz. Ky angazhim serioz, me siguri matematike, do të çlirojë nga frika një kontigjent jo të vogël intelektualësh në fushën e arsimit, të cilët ka heshtur nga frika e militantëve ekstremistë. Heshtja e tyre, për të ruajtur vendin e punës, i ka kushtuar jashtëzakonisht shumë dhe arsimit tonë.

Banor i Fshatin Çegran, Selim Iljazi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments