Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiA duhet t’i hani organet e brendshme të kafshëve?

A duhet t’i hani organet e brendshme të kafshëve?

Ka shumë persona të cilët nuk konsumojnë mish të organeve për shkak se mendojnë që nuk janë të shëndetshme, sepse ato filtrojnë toksinat nga trupi i kafshëve. Shpesh, kjo bëhet edhe një problem duke çuar në neveri ndaj këtyre pjesëve të mishit. Por, duhet të dini se mishi i organeve, sidomos mëlçisë janë plot multivitamina. Mëlçia është një burim i rëndësishëm i retinolit, që ndihmon në formimin e vitaminës A. Ju duhet të hani mëlçi të paktën 2 herë në javë në mënyrë që të merrni në sasi të mjaftueshme vitaminën A, veçanërisht nëse keni probleme me lëkurën. Folatet, cholinet dhe vitamina B12 janë tre elemente ushqyese që gjenden me bollëk në mëlçi. Janë shumë të rëndësishme përsa i përket dietës Paleo. Cholinet janë të përqendruara kryesisht te vezët dhe te mëlçia, kështu që nëse nuk hani të verdhat e vezëve, përpiquni të shtoni mëlçi në dietën tuaj. Gjithashtu, fasulet përmbajnë shumë folate dhe nëse nuk i preferoni ato, zëvendësojini duke ngrënë mëlçi. Nëse keni mangësi të bakrit në organizëm, konsumoni mëlçi viçi sepse përmban këtë element të domosdoshëm për organizmin. Por, nëse keni nevojë të kufizoni sasinë e bakrit, bëni mirë të hani mëlçi pule. Organet, sidomos mëlçia janë një pjesë shumë e rëndësishme e dietave të grave shtatzëna, sepse përmbajnë shumë folate. Rekomandohet që gratë shtatzëna të shtojnë në dietën e tyre mëlçinë, rreth 120 gr në javë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments