69 strugan, nesër pas namazit të mëngjesit nisen për në Haxh
Qyteti, Slider

69 strugan, nesër pas namazit të mëngjesit nisen për në Haxh

Numri i personave nga Struga për këtë vit që do të nisen në vendet e shenjta Mekë dhe Medinë, do të jetë 69, tregojnë nga myftinia e Strugës për Struga Ekspres.
69 struganët për në Haxh parashihet të nisen më 11 gusht, ditën e shtunê,nga qyteti i Strugës.
Struga Ekspres mëson se nga 69 persona do të jenë 36 meshkujë dhe 33 gra që do të vizitojnë vendet e shenjta.

Gjithashtu mësohet se këto persona i kaluan të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore, ndërsa e pranuan edhe vaksinën e nevojshme.

Kujtojmë se shtylla e pestë e Islamit është Haxhi,obligim ky për çdo musliman që të paktën një herë në jetë të vizitojnë vendet e shenjta, Mekën dhe Medinën.

Ja edhe njoftimi i myftinisë së Strugës:

L A J M E R I M

Muftinia e BFI Struge i lajmeron te gjithe haxhinjte se nisja prej te xhamia “Mustafa Qelebi” ne Struge
behet menjehere pas namazit te sabahut ne ora 05,30
dt. 11.08.2018.
Ves selamu alejkum!

(Struga Ekspres)

August 10, 2018
Struga Ekspres