Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëri“60 firma të Durrësit hetohen për ndërtime të dobëta”

“60 firma të Durrësit hetohen për ndërtime të dobëta”

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se është hapur hetim për 60 kompani të Durrësit për ndërtimet e objekteve jashtë standardeve. Kjo mbledhje erdhi pas tërmetit të 26 nëntorit ku në zonën qendrore të vendit la 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Kryeministri Rama tha se përveç grupeve hetimore, në terren janë aktivizuar të gjitha departamentet e policisë së shtetit.

60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të ndërtuara, 12 janë gati, një apel të tjera që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces. Hetimi vijon. Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet”-tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Ai bëri thirrje publike se për rindërtime kanë nevojë edhe për fuqi punëtore nga jashtë shtetit. Rama tha se duhet mijëra njerëz të angazhohen që procesi i meremetimeve mos të zgjatë shumë kohë. Kreu i qeverisë shqiptare njoftoi se në seancë parlamentare do të miratohen ndryshimet ligjore për marrëdhënie pune, me qëllim që të mundësohet prurja e fuqisë punëtore nga jashtë vendit.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit. Grupit të hetimit nuk u janë vënë në dispozicion akt-konstatimet e dëmeve të bëra nga inxhinierë e Komunës së Durrësit. Inspektorët kanë hasur vështirësi edhe për faktin që shumë firma ndërtimi që kanë ndërtuar disa objekte, tanimë nuk ekzistojnë. Ata bëjnë të ditur se janë marrë mostra në të gjitha objektet ku janë konstatuar dëme deri më tani dhe janë dërguar në laboratorë për të analizuar cilësinë e betonit dhe elasticitetin e tij. Deri të enjten, sipas specialistëve, është vendosur që të shemben 70 objekte që kanë pësuar dëmtime në strukturë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments