Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota46 vjeçari nga Maqedonia vret gruan e tij në Zvicër

46 vjeçari nga Maqedonia vret gruan e tij në Zvicër


Pasditen e së premtes, pak para orës 15:00, një shtetas 46-vjeçar nga Maqedonia i ka komunikuar Policisë Kantonale të St. Gallenit se gjatë një zënke e ka lënduar bashkëshorten e tij. Në vendngjarje, policia e ka gjetur trupin e pajetë të gruas. Mjeku kujdestar vetëm se ka arritur ta konstatojë vdekjen e gruas.

Shtetasi 46-vjeçar nga Maqedonia, ka shkuar në stacionin policor në Wil duke e informuar se gjatë një zënke e ka lënduar bashkëshorten e tij. Ekipet e emergjencës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes së tij. Mjeku kujdestar vetëm se ka mundur të konstatojë vdekjen e gruas nga Maqedonia, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Sipas rrethanave të deritanishme, organet e hetuesisë dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje. Shtetasi 46-vjeçar nga Maqedonia është arrestuar, njofton më tej Albinfo.ch.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe i biri 23-vjeçar. Në këtë intervenim kanë qenë të mobilizuara disa patrulla policore nga St. Galleni, një mjek kujdestar, infermierët kujdestarë, Instituti për mjekësi ligjore, si dhe specialistë të Policisë Kantonale të St. Gallenit për sigurim të gjurmëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments