Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovë20 vjet burg për shqiptarin që vrau me thikë gruan austriake

20 vjet burg për shqiptarin që vrau me thikë gruan austriake

Për shkak të vrasjes së të gruas së tij, kosovari 25 vjeçar u dënua të enjten në Graz të Austrisë me 20 vjet burg.

Gjykata ka gjetur fajtor, pasi ai thuhet se e ka vrarë gruan e tij me 12 goditje me thikë në prani të fëmijëve.

Paraprakisht, 25 vjeçari e ka pranuar veprën gjatë së cilës fëmijët kanë qenë në banesë por jo edhe qëllimin për të vrarë.

Kosovari ishte i njohur në polici para krimit, pasi u dëbua katër herë nga apartamenti i përbashkët brenda një viti.

Ai u dënua gjithashtu me tre muaj para vrasjes, pasi kërcënoi gruane tij se ai do ta “therte atë si një derr” dhe kërcënoi të vriste djalin e tyre një vjeçar.

Shqiptari para trupit gjykues, me lot në sy ka thënë veç tjerash: “I urrej duart e mia, ato nuk kanë qenë të miat atë ditë. Unë e kam dashur atë mbi të gjitha dhe kurrë nuk kam dashur ta vrisja”.

Po ashtu ai është përbetuar para gjyqit se nuk ka pasur qëllim të vriste djalin e përbashkët. “Unë nuk do të mund t`i bëja asgjë birit tim, unë jam njeri familjar”.

Ndërsa kosovari ka deklaruar se partnerja e tij atë natë ia kishte pranuar se e kishte tradhtuar, dhe konflikti ka shkuar duke u përshkallëzuar.

Kosovari 25-vjeçar dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me atë rast është konsumuar edhe alkool.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre eskalon dhe përfundon me vdekjen e 31-vjeçares.

I pandehuri gjithnjë e kishte akuzuar të dashurën se po e tradhtonte. Pasi kthehen në banesë, një i afërt i tyre që ishte përkujdesur për fëmijët, largohet nga banesa. Pas kësaj përshkallëzon zënka. Gruaja e merr një thikë dhe kërcënon se do të bëjë vetëvrasje, shkruan “ORF”, përcjell Telegrafi.

Në atë moment, kosovari ia merr thikën, e tërheq deri në dhomën e fjetjes dhe e therë 12 herë me thikë. Më në fund, ai ia pret edhe fytin, ka pranuar më pas kosovari në polici.

Pas krimit makabër, ai personalisht është paraqitur në polici, e cila e ka arrestuar pa ndonjë rezistencë.

Kosovari e ka pranuar fajin, ndërsa nuk ekzistojnë dëshmi për sëmundje psikike.

Viktima ka qenë nënë e tre fëmijëve. Dy nga fëmijët të moshës pesë dhe dhjetëvjeçare, kanë qenë të një bashkëshortësi tjetër. Me të pandehurin, gruaja ka pasur një fëmijë njëvjeçar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments