Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota18 vjet burg për shqiptarin në Zvicër që vrau bashkatdhetarin e vet

18 vjet burg për shqiptarin në Zvicër që vrau bashkatdhetarin e vet

Prokuroria në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit e ngarkon 60 vjeçarin për vrasje të rëndë dhe për shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen.

Prokuroria Publike e St. Gallenit ka nhgritur padi penale ndaj një kosovari 60 vjeçar për vrasje të rëndë të kryer më 12 maj të viti 2016 mbi bashkatdhetarin e tij 42 vjeçar, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA. Masa e ndëshkimit që kërkon akuza është 18 vjet heqje lirie.

Që nga arrestimi i tij më 9 qershor, i akuzuari për vrasje mbahet në burgun për hetime.

Ndërkohë hetimet rreth deliktit të vrasjes kanë përfunduar. Prokuroria në procesin që do të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të St. Gallenit e ngarkon 60 vjeçarin për vrasje të rëndë dhe për shkelje të shumëfishtë të ligjit mbi armëmbajtjen, transmeton albinfo.ch. Kështu përveç dënimit me 18 vjet burg, ajo kërkon për të edhe një dënim me kusht prej 90 njësish ditore nga 30 franga.

Ndërkohë mediet tjera zvicerane shkruajnë se dorasi dhe viktima ishin të afërm dhe miq mes vete. Ndërsa si motiv për vrasjen siç shkruan 20minuten.ch ka qenë dyshimi i 60 vjeçarit se tashmë viktima mbante lidhje me bashkëshorten e të parit. Por nëse kjo gjë ka qenë e vërtetë ose jo, nuk do të kuptohet kurrë, pasi që gruaja e vrasësit ka vdekur aksidentalisht që në vitin 2015.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments